Qëndro vetëm me Perëndinë (3)
19. korrik e shtunë
“Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh” Predikuesi 5:4
Kur trysnitë e jetës bëhen të tepërta, gjëja e parë që do tundohesh të bësh është ta lësh kohën tënde me Perëndinë, lutjen dhe leximin e Fjalës së Tij. Për më tepër, Satani e di se nëse ai mund të të ndalojë në këtë pikë, ai e ka fituar betejën dhe nuk do të ketë më kundërshti nga ty. Prandaj, si mund ta rregullosh këtë problem? (1) Duke bërë një besëlidhje me Perëndinë. Mendoje pak: Pse bëjmë betime martesore? Që të mendohemi dy herë para se t’i thyejmë! Është njësoj në kohën tënde me Perëndinë: “Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh”.
(2) Duke bërë një program. Ndaj një kohë për t’u takuar me Perëndinë çdo ditë, ashtu siç do ta bëje për një takim me doktorin apo për një drekë biznesi. A mund të mendosh për ndonjë takim më të rëndësishëm? Sigurisht që jo! (3) Duke u përgatitur për justifikimet e djallit. Përvetëso moton e skautëve: ‘Ji i përgatitur!’. Dr. Robert G. Lee thoshte: “Nëse zgjohesh në mëngjes dhe nuk përballesh me djallin, do të thotë se po shkon në të njëjtin drejtim si ai!”.
(4) Duke e lënë Biblën tënde hapur natën përpara tek vargjet që do të lexosh në mëngjes. Kur të zgjohesh, do të të kujtojë se gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh sot është të takohesh me Perëndinë. Po sikur të mos e bësh një ditë? Mos u shqetëso – dhe mos të të vijë keq për veten. Nëse humbet një vakt, nuk heq dorë nga e ngrëna, apo jo? Thjesht do të thotë që duhet të hash pak më shumë herës tjetër dhe të vazhdosh si gjithmonë.