Fjala në veprim
3. shtator e mërkurë

“Ke parë mirë, sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt” Jeremia 1:12

Duke folur për fuqinë pas Reformimit, Martin Luteri tha: “Unë thjesht mësova, predikova, shkrova Fjalën e Perëndisë; përndryshe unë nuk kam bërë asgjë. Dhe më pas, ndërsa flija…Fjala e dobësoi aq shumë sistemin e pasaktë, sa asnjë princ ose perandor nuk kishte bërë më parë. Unë nuk bëra asgjë. Fjala e bëri të gjithën”. Më vonë, kur Luterin e pyetën për predikimin e filozofisë së tij, ai shtoi: “Unë thjesht e hodha Biblën në shërbesë dhe Fjala bëri punën!”. Si qënie njerëzore, ne arrijmë shumë vetëm me fjalët tona. Për shembull, kur ne porosisim diçka me anë të telefonit, fjalët tona vënë një zinxhir ngjarjesh në lëvizje dhe me kalimin e kohës, ajo që duam sillet tek pragu i shtëpisë sonë.

Fjalët përmbushin dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur vjen puna tek Fjala e Perëndisë. Ai tha: “Unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt”. Perëndia vepron përmes fjalëve të Tij. Shikoji pak këto fjalë: “Unë i them Jeruzalemit: ‘Do të kesh banorë, dhe qyteteve të Judës: ‘Do t'ju rindërtojnë…Unë i them humnerës: ‘Thahu!’…dhe tempullit: ‘Do të jesh i qëndrueshëm!’” (Isaia 44:26-28). Gjëra ndodhin kur Perëndia flet dhe gjëra ndodhin kur njerëzit flasin atë që Perëndia tashmë ka folur. Dhe për më tepër, gjëra të mrekullueshme ndodhin tek ata të cilët marrin atë që Perëndia ka folur, si “fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni” (1 Thesalonikasve 2:13).

E vërteta është se Fjala e Perëndisë na rifreskon, na shëron, na jep dituri dhe mprehtësi, na jep gëzim dhe një shpresë të qëndrueshme duke na bërë të shëndetshëm shpirtërisht, ndalon marrëzinë dhe na paralajmëron për rrezikun para nesh dhe premton shpërblime si tokësore ashtu dhe qiellore kur ne i bindemi parimeve të tij.