Përgatitu për fazën tjetër
17. nëntor e hënë

“Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij” Fjalët e Urta 16:9

Kur shpërngulesh në një shtëpi të re, ti cakton një datë për hamejtë që do vijnë të transportojnë mobiljet, ndryshon telefonin, energjinë elektrike dhe kabllorin tek adresa jote e re; dhe i vendos gjërat e tua në kuti të emëruara për dhomën e gjumit, kuzhinën, dhomën e ndenjes etj. Përgatitja për fazën tjetër të jetës tënde është pak a shumë njësoj.  

Ja disa këshilla për të ndjekur që të jesh gati për dyert që do të hapë Perëndia: (1) Thur një plan për pavarësinë financiare. Kjo përfshin sigurimet, daljen në pension dhe planifikimin e pasurive. Politikat e sigurimit tënd gjithashtu duhet të përfshijnë hipotekën në rast se bëhesh i paaftë për të punuar. (2) Gjithmonë jepi vetes mundësi. Pasi të kesh bërë gjysmën e parë të garës së jetës, mund të vendosësh të ndryshosh drejtim. Ajo që do të bësh tani mund të ndryshojë njëzet vjet më vonë ose mund të jetë diçka tjetër nga ajo që doje të bëje njëzet vjet më parë. Gjëja e bukur për jetën është se sado i vjetër të jesh, mund ta fillosh gjithmonë nga e para dhe në të ardhmen mund të kesh mundësi të cilat nuk i parashikon dot tani.

(3) Përditësohu me teknologjinë, e cila është pjesë e rëndësishme e shoqërisë moderne. Ata të cilët nuk janë të aftë ose të gatshëm të përdorin mjetet më të fundit teknologjike do ta kenë të vështirë të kenë sukses. Bashkë me teknologjinë, është e rëndësishme që të jesh i përditësuar mbi zhvillimet në aftësitë e biznesit; komunikimi, negocimi dhe etika janë të gjitha thelbësore për suksesin në një botë që ndryshon vazhdimisht. Solomoni shkroi: “Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij”. Kështu që, fjala për ty sot është – përgatitu për fazën tjetër.