Si të luftosh—dhe të fitosh
26. Shtator E Shtunë

“Lufto luftën e drejtë të besimit...në të cilën u thirre” 1 Timoteut 6:12 NKJV

Këtu ke gjashtë strategji biblike të provuara për të mposhtur Armikun kur ai vjen kundra teje. (1) Mendo në mënyrë agresive. “Lufto luftën e drejtë të besimit...në të cilën u thirre”. Palnifiko dhe llogarit si një gjeneral që përgatitet për betejë; studio se si të angazhohesh dhe ta mposhtësh armikun tënd, Djallin. (2) Lutu në mënyrë agresive. Neve na thuhet që t’i afrohemi fronit të Perëndisë “me guxim” (Shiko Hebrenjve 4:16). Gjë që do të thotë në mënyrë agresive! Mos ji i druajtur me Perëndinë. Ai është “Abba” yt, që do të thotë “babi”. Dhe ti je fëmija i Tij i shpenguar, ndaj afroju Atij me besim dhe kërkoji atë për të cilën ke nevojë. (3) Fol pa frikë. Apostulli Pjetër shkruan: “Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpallë orakullit të Perëndisë” (1 Pjetrit 4:11 NLT). Me fjalë të tjera, përdor një ton urdhërues, autoritar kur i reziston forcave të djallit. “Forcohuni në Zotin” (Efesianëve 6:10). (4) Jep bujarisht. Niveli në të cilin jep është niveli me të cilin merr. “Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.  Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu” (Fjalët e Urta 11:24-25 NLT). Asnjë ofertë nuk është shumë e vogël dhe as shumë e madhe. (5) Puno me qëllim. Bibla thotë se çfarëdo që dora jote gjen për të bërë, ti bëje me gjithë forcën tënde (Shiko Predikuesi 9:10). Mos iu drejto punëve të tua me frikë dhe me një dëshirë për t’ju arratisur. Inkurajoje veten tënde në Fymën e Shenjtë dhe përfundoje punën (Shiko 2 Timoteut 1:6). (6) Duaj pa kushte. Si një ndjekës i Krishtit, ti duhet të përpiqesh që t’i duash të tjerët ashtu siç Ai i do—pa kushte dhe në mënyrë sakrifikuese.