Mos e humb zellin për Perëndinë
16. korrik e mërkurë

“Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ‘Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!’” Gjoni 2:17

Përpiqu të imagjinosh zjarrin në sytë e Jezusit dhe lëvizjen e muskujve të Tij ndërsa Ai po hidhte tavolinat e tregtarëve në tempull. Dhe Ai po e bënte ndërsa mbante një kamzhik që e kishte bërë Vetë. “Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ‘Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!’”. Jezusi ishte njeriu më i ditur dhe më zemërmirë që ka jetuar ndonjëherë. Gjithashtu, ai ishte më i zellshmi. Dhe ata të cilët e ndjekin atë duhet të jenë njerëzit më të zellshëm në botë.

Fjala “entuziazëm” vjen nga dy fjalë greke: “en” dhe “theos”, që do të thotë “në Perëndinë”. Dhe sa më shumë të futesh tek Perëndia, aq më shumë zell do të kesh për gjërat e Perëndisë. “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmi 37:4). Po, duhet ‘ti kryqëzosh dëshirat e tua mishore çdo ditë. Por Perëndia nuk e hedh tutje kapacitetin tënd për të dëshiruar; Ai e shenjtëron dhe e ridrejton atë. Kur ti “gjen kënaqësinë tënde në Zotin”, ti merr dëshirat e Tij. C. S. Lewis ka thënë: “Ne jemi krijesa pa entuziazëm që tallemi me pije dhe me seks dhe ambicie kur po na ofrohet një gëzim i pafundëm”.

Një pastor shton: “Mëkati është harxhim energjie . . . Dhe është një harxhim i dyfishtë. Pasi harxhon energjinë tënde me gjëra si epshi dhe krenaria dhe urrejtja, atëherë do të duhet të harxhosh akoma më shumë energji me gjëra si faji dhe turpi dhe keqardhja. Asgjë nuk ta merr energjinë më shumë se mëkati, por po njësoj, asgjë nuk të jep më shumë energji se sa bindja. Është energji e pastër”.