Të mirat e një miqësie të vërtetë
26. nëntor e mërkurë

“Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij” Fjalët e Urta 27:17

Ja katër të mira të një miqësie të vërtetë: E para, një mik I vërtetë është dikush i cili, kur ti ndihesh sikur i ke dreqosur punët dhe ke turpëruar veten, akoma beson në ty dhe të siguron se nuk ke bërë dëme të përhershme. Bibla thotë: “Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla” (Fjalët e Urta 18:24). E dyta, një mik i vërtetë është dikush i cili është me ty dhe në kohët e vështira. Djali plangprishës zbuloi në dëm të tij se kur nuk ke më para, shumë nga të ashtuquajturit shokë ikin bashkë me to.

E treta, një mik i vërtetë është dikush i cili të ndalon kur po shkon për keq. Jakobi shkruan: “Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen, le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh” (Jakobi 5:19-20). Solomoni shkruan: “Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku” (Fjalët e Urta 27:5-6). E katërta, një mik i vërtetë është dikush i cili vjen tek ti kur e gjithë bota të lë. Bibla thotë: “Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira” (Fjalët e Urta 17:17). Nëse ke miq të tillë në jetën tënde, çmoji ata – ata janë dhuratë nga Zoti. Dhe jo vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Dil nga e zakonshmja jote për të qënë një mik i vërtetë për dikë tjetër.