Një lutje për shërimin e konfliktit në familje
17. janar e shtunë
“Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë” Marku 3:25
“Zot, Fjala jote thotë: ‘Në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë’. Satani po sulmon familjen time dhe unë po të drejtohem ty për ndihmë. Fjala jote thotë: “Kur kundërshtari do të vijë si një lumë i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur” (Isaia 59:19). Preki zemrat dhe mendjet e çdo anëtari të kësaj familjeje dhe silli më afër teje. Ti the: ‘Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë’ (Mateu 5:9). Unë zotohem të jem paqebërës në këtë situatë dhe të kërkoj për diturinë që të di se çfarë të them e të bëj. Më çliro nga egoizmi, krenaria dhe hidhërimi im. Na jep atë lloj dashurie e cila i mbulon të gjitha mëkatet dhe dobësitë (Shiko Fjalët e Urta 10:12).
Na ndihmo të dimë se kur një mosmarrëveshje është gati për të çuar në konflikt më të madh dhe na jep hirin që ta lëmë si çështje para se të dalë jashtë kontrollit (Shih Fjalët e Urta 10:12). Fjala jote thotë se shmangia e zënkave është shenjë nderi dhe vetëm të pamendët kërkojnë të zihen (shiko Fjalët e Urta 20:3). Zot, jepi fund grindjes që shkakton kaos në familjen tonë. Unë marr autoritet mbi çdo frymë grindëse. Të kërkoj të ndihmosh familjen time të fillojë të ndjekë gjëra të cilat prodhojnë paqe dhe gjërat të cilat ne mund të përdorim për të ndërtuar njëri-tjetrin (shik Romakëve 14:19). Fjala jote thotë se nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty (shiko Jeremia 32:17). Prandaj, po lutem dhe po besoj për shërim dhe restaurim në familjen time. Në emër të Jezusit. Amen”.

