Një marrëdhënie e qeverisur nga rregullat
24. nëntor e hënë
“Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë…ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet” Jakobi 1:25
Arritja në parajsë bazohet tërësisht në patjen e një marrëdhënieje me Krishtin, në të cilën ti vendos gjithë besimin tënd tek Ai. Kjo marrëdhënie gjithashtu përfshin rregullat me të cilat jeton dhe udhëzimet që të bëjnë më të perëndishëm. Një lojtar tenisi nuk mund të luajë dot tenis nëse nuk ka një vijë që t’i tregojë nëse topi është “brenda apo jashtë”. Një lojtar bejsbolli nuk mund të luajë bejsboll pa një vijë faulli. Një lojtar futbolli nuk mund të luajë dot futboll pa vijat anësore. Nuk mund të jesh me të vërtetë i lirë pa kufizime.
Për shembull, një peshk nuk mund të ecë nëpër xhungël dhe një luan nuk mund të jetojë në oqean. Nuk janë bërë për atë. Liri është të të mblidhen përfitimet për të cilat je krijuar të marrësh. Liria nuk do të thotë të mos kesh kufij. Liria “në Krishtin” do të thotë se brenda kufijve të duhur, mund të përjetosh “jetë me bollëk” (Shiko Gjoni 10:10) Jakobi shkruan: “Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë…ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet”. Në majë të Statujës së Lirisë gjendet një kurorë me shtatë cepa, të cilat përfaqësojnë shtatë detet dhe shtatë kontinentet, që do të thotë se kudo që je, mund të vish në Amerikë. Në fund të statujës është një zinxhir i thyer, që do të thotë se mund të vish në Amerikë për të gjetur lirinë. Por kur të vish, duhet të biesh dakord të ndjekësh rregullat që e qeverisin këtë marrëdhënie.

