Në bashkëpunim me Perëndinë
20. shtator e diel
“Aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t'ju tepërojë për çfarëdo pune të mire” 2 Korintasve 9:8
Pali shkroi: “Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t'ju tepërojë për çfarëdo pune të mire … Edhe ai që i jep farën mbjellësit … ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj; dhe atëherë do të pasuroheni për të qenë dorëdhënë, duke i sjellë nëpërmjet nesh falënderim Perëndisë” (v. 8, 10-11). Pali nuk mund të ishte më i qartë. Nëse ne jemi besnikë duke dhënë me zemërgjerësi, kur Perëndia dëshiron të plotësojë nevojat përsëri në të ardhmen, Ai do të na kujtojë si bashkëpunëtorë të aftë dhe do të kthehet tek ne.
Nëse një restorant ofron shërbim të mirë, kjo rezulton në klientë që kthehen përsëri. E njëjta gjë vlen për administruesit e mirë të pasurisë. Dhe nëse ti mbjell me zemërgjerësi, atëherë Perëndia është në gjendje të të japë gjithnjë e më shumë. Perëndia kujdeset veçanërisht për ata që janë besnikë. Për sa kohë që je në një bashkëpunim dhurimi me Të, Ai sigurohet që të marrësh gjithçka që të duhet, pikërisht kur të duhet. Kjo është oferta e Tij. Pasuria e vërtetë është të kesh gjithçka që të duhet, kur të duhet. Kjo duhet të largojë të gjitha frikërat tua për dhurimin. A po të pengon frika të jesh zemërgjerë? A i dhuron gjërat që të mbeten nga vakti apo paratë, sepse je i shqetësuar për të arritur fundin e muajit? A i ke kërkuar ndonjëherë Perëndisë të të japë një plan për menaxhimin e parave që Ai të ka besuar? Në një moment, si i krishterë, duhet thjesht të thuash: “Zot, sepse shqetësohem shumë për paratë, po Të ftoj në financat e mia. Dua të di se, qofshin gjërat mirë apo keq, që Ti je i përfshirë.”

