Shkrime që ndërtojnë besimin
31. korrik e premte
“Sepse ti je shpresa ime…besimi im që kurse isha fëmijë. Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime” Psalmi 71:5-6
Ja ku ke disa Shkrime që ndërtojnë besimin, të cilët duhet t’i lexosh, t’i mësosh përmendësh, të lutesh përmes tyre dhë të qëndrosh mbi to çdo ditë: (1) “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet” (2 Pjetrit 1:3). (2) “Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij” (1 Gjonit 5:14-15). (3) “Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij” (2 Kronikave 16:9).
(4) “Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte” (Jeremia 17:7-8). (5) “Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje” (Hebrenjve 4:16). (6) “Kështu mund të themi, me plot besim: "Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?’” (Hebrenjve 13:6). (7) “duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6).

