Ji ngushëllues; ndërtues njerëzish
21. janar e mërkurë
“Ngushëlloni njëri-tjetrin” 1 Thesalonikasve 5:11
Fjala “ngushëllim” do të thotë “të ndërtosh, fuqizosh, inkurajosh dhe motivosh”. Me shumë mundësi ka njerëz në jetën tënde, të cilët kanë nevojë për dikë që t’i bekojë. Nuk e di se sa shumë do të thotë kur t’i japësh miratimin tënd dhe t’ia bësh të ditur se je krenar për të dhe se mendon e mund të bëjë gjëra të mëdha. Të gjithë duhet të ngushëllohen. Prandaj, çfarë farash po mbjell tek fëmijët e tu, tek burri apo gruaja jote, tek miqtë e tu? A ke besim tek ata? A ja ke bërë të ditur? A po interesohesh për të gjetur se si mund të përmirësosh jetët e tyre? A ke dëgjuar ëndrrat e tyre? A ke zbuluar se çfarë besojnë ata se Perëndia u ka vënë në zemër? A ia ke bërë të ditur se qëndron pas tyre? Këtë bën një ngusëhllues!
Henry Ford iu prezantua Tomas Edisonit si “burri që përpiqet të ndërtojë një makinë e cila punon me benzinë”. Kur Edisoni e dëgjoi këtë, ai tha: “Një makinë që ka termocentralin e vet; ide brilante!”. Deri atëherë, askush nuk e kishte inkurajuar Fordin dhe ai ishte gati për të hequr dorë. Më pas Edisoni ndërhyri, i cili i foli me besim. Ky ishte një moment vendimtar në jetën e Henry Fordit. Ai tha: “Mendova se kisha një ide të mirë, por fillova të dyshoja veten. Më pas erdhi një nga mendjet më të ndritura që ka jetuar ndonjëherë dhe më dha aprovimin e tij të plotë”. Nuk e kupton fuqinë që ti ke apo se sa rëndësi ka kur i thua dikujt: “Kam besim tek ti. Ti e ke atë që të duhet. Unë të mbështes 100 përqind”.

