Lutu me guxim (3)
13. shtator e diel

“Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do ta merrni” Mateu 21:22

Max Lucado shkroi për fuqinë e lutjes në jetën e mikut të tij, Greg Pruett: “Ai është i trajnuar si inxhinier, gjuhëtar dhe përkthyes Bible. Por kontributi i tij më i rëndësishëm mund të jetë në fushën e ‘lutjes ekstreme.’” Në librin e Greg-ut me këtë titull, ai tregoi se si u kthye nga Guinea, Afrika Perëndimore, për të marrë rolin e presidentit të “Pioneer Bible Translators”. Ishte viti 2008—Kriza e Madhe Ekonomike. Grafiku financiar i shërbimit tregonte një rënie të lirë drejt falimentimit. Greg nuk kishte përvojë në drejtimin e një organizate të tillë dhe nuk kishte asnjë vend konkret ku të shkurtonte shpenzimet. Burimet ishin të pakta dhe donatorët po zhdukeshin. Greg dinte vetëm një përgjigje: lutjen.

“Atëherë fillova të mësoj të mos lutem për strategjitë e mia, por të bëja lutjen strategji.” Në korrik, ai shkroi një letër gjysmë-faqeje për bashkëpunëtorët e tij në mbarë botën, duke i thirrur në lutje. Ai i inkurajoi të qëndronin para fronit të Perëndisë me kërkesa të veçanta dhe me guxim. Greg përshkroi rezultatin: “Kur pashë raportin e fundvitit, e dija se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet tona. Sytë më mbusheshin me lot… Nëse një ekspert financiar do të analizonte këtë grafik, do të vendoste gishtin tek muaji korrik dhe do të thoshte: ‘Çfarë bëtë këtu? Çfarëdo qoftë, duhet ta bëni shumë më shpesh këtë.’ Unë kërkova pa rezultat një shpjegim të prekshëm. Desha të gjeja tendenca për të shpjeguar se si funksiononte, që të mund ta bënim përsëri. Nuk munda kurrë… Unë vetëm dija se Perëndia u kujdes. Gjithçka që kisha ishte Perëndia—dhe lutja.”

A është kjo gjithçka që ke? Kjo është e gjitha që të duhet!