Duaji dhe shërbeji të tjerëve
24. janar e shtunë

“Me dashuri t’i shërbeni njëri-tjetrit” Galatasve 5:13

Në vitin 1881, pak kohë pasi Booker T. Washington u bë kryetari i Institutit Tuskegee në Alabama për stërvitjen e mësuesve të shkollave, ai po kalonte afër shtëpisë së një familjeje të pasur. Duke menduar se Washingtoni ishte një nga punëtorët e kopshtit që kishte punësuar burri i saj, gruaja e shtëpisë e pyeti atë nëse mund të priste dru për të. Profesori Washington buzëqeshi, pohoi me kokë, hoqi pallton dhe filloi të priste dru. Kur ai po çonte drutë tek kuzhina e gruas, një shërbëtore e njohu atë dhe vrapoi tek padronia e saj për t’i treguar identitetin e tij. Mëngjesin tjetër një grua shkoi tek zyra e Washingtonit. Ajo kërkoi falje shumë herë duke thënë: “Nuk e dija që të kisha vënë ty të punoje”. Washingtoni iu përgjigj me bujari: “Është në rregull, zonjë. Mua më pëlqen të punoj dhe kënaqem duke bërë ndere për miqtë e mi”. Gruaja u habit aq shumë nga sjellja dhe gatishmëria e tij për të falur, sa ajo dërgoi dhurata bujare tek instituti. Ajo gjithashtu bindi shumë nga miqtë dhe të njohurit e saj të pasur për të bërë të njëjtën gjë. Në fund, Washingtoni ngriti aq para për institutin nga kjo vepër e prerjes së druve, sa nga të gjitha eventet e tjera për ngritjen e fondeve.

Bibla thotë: “Me dashuri t’i shërbeni njëri-tjetrit. Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’” (vargjet 13-14). Çfarë mund të mësojmë nga Booker T. Washington? Dy gjëra: (1) çdo farë mirësie që mbjell do të japë të korra bekimesh në jetën tënde. (2) Mënyra për të shkuar para në jetë është të duash dhe t’i shërbesh të tjerëve.