A je lodhur së jetuari në mposhtje?
23. prill e martë

“Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova” Gjoni 15:3 KJV

Fjala e Perëndisë është si një recetë nga doktori yt. Ti nuk të duhet të kuptosh se si funksionon mjekimi – ti thjesht duhet ta marrësh atë me besnikëri. Diçka e mahnitshme ndodh kur ti ushqehesh rregullisht me Fjalën e Perëndisë. Tundimi fillon ta humbasë fuqinë dhe forca ngadhënjyese fillon ta zëvendësojë atë. Sa herë që një Shkrim hapet dhe bëhet real për ty, dëshira jote për Fjalën e Perëndisë rritet. Por kjo nënkupton leximin e Biblës madje edhe atëherë kur nuk të vjen për ta lexuar ose kur mendon se nuk ke kohë për ta bërë ose kur duket sikur nuk po merr shumë prej saj. Bibla thotë: “Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellëtë marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë. Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova” (Isaia 55:10-11 TLB).

Ti nuk ke pse të kesh disa ndjesi të caktuara për të ditur se Fjala e Perëndisë po vepron në ty. Leximi i Biblës do të të ruajë që të mos mëkatosh dhe mëkati do të të pengojë leximin e Biblës. Pas lidhje së tij dashurore me Bathshebën, Davidi shkroi: “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje” (Psalmi 119:11 TLB). Jezusi tha: “Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova”. A je i lodhur së jetuari në mposhtje? Atëherë laje mendjen tënde çdo ditë me Fjalën e Perëndisë. Lëre të rrjedhë derisa çdo mbetje e mëkatit dhe natyrës mishorë të lahet e hiqet tutje.