Vër kufij që kanë rëndësi
15. janar e enjte
“Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit” Efesianëve 6:4
Të kundërtat shpesh tërhiqen, martohen dhe duhet të merren me dallimet e tyre – veçanërisht kur fëmijët e tyre bëhen adoleshentë dhe hasin probleme me kufijtë. Zënkat mbi kufijtë vënë në provë kapacitetin e prindërve për t’u marrë vesh me dallimet dhe të vendosin se cila është e drejtë dhe e gabuar për fëmijën e tyre. Ti po e lë atë të bëjë si të dojë…Po e largon me rreptësinë tënde…Ka nevojë për më shumë disiplinë…Ka nevojë për hapsirë që të jetë fëmijë. Të dy prindërit i duan fëmijët e tyre dhe duan vetëm më të mirën për ta, por ata nuk bien dakord me mënyrën se si ta bëjnë.
Në librin e tij “Kufijtë me Adoleshentët”, Dr. John Townsend jep disa sugjerime ndihmuese dhe praktike. (1) Bini dakord se adoleshenti juaj është parësor. Diskutoni dallimet tuaja së bashku me qetësi, ndershmëri dhe vetëmohim. Ai që fiton duhet të jetë gjithmon fëmija juaj! Bini dakord, madje bëni kompromis me vendosjen e kufijve të cilët e mbrojnë adoleshentin tuaj dhe janë më e mira për interesat e tij apo të saj. (2) Mbështetuni tek pikat e forta të njëri-tjetrit. Secili prej jush ka fusha për të cilat jeni më të mirë për t’i trajtuar. Për shembull, kushdo që është më i mirë në organizim, në të dëgjuarit në momentet e nxehta ose në qetësimin e një adoleshenti të shqetësuar duhet të ndihmojë tjetrin me këto probleme. (3) Mos e manipulo adoleshentin tend. Është shumë e thjeshtë që ta fusësh fëmijën tënd në konflikt nga ana jote. Zakonisht prindi tjetër përgjigjet duke e llastuar fëmijën me dhurata, privilegje dhe liri në mënyrë që të rifitojë miratimin e tij. Kjo strategji garanton humbjen e të gjithëve! Bini dakord që të zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja. Dhe nëse nuk e bën dot, kërko ndihmën e një miku të mençur, një pastori apo një këshilltari. Jeta dhe e ardhmja e fëmijës tënd janë ato që kanë rëndësi – jo se kush nga ju do fitojë!

