Merre nismën (2)
28. Nëntor E Diel

‘Lum ai njeri që beson tek Zoti’ Jeremia 17:7 NKJV

 

Së dyti, vepro! Është një shprehje e vjetër që thotë ‘ti mundesh nëse do’. Nismëtarët nuk presin që të tjerët t’i motivojnë. Ata e dinë që është përgjegjësia e tyre për të shtyrë veten përpara përtej zonës së rehatisë dhe ata e bëjnë këtë një praktikë. Presidenti Theodore Roosevelt ka thënë: ‘Nuk ka asgjë të shkëlqyeshme apo të jashtëzakonshme në historinë time, përveç ndoshta një gjëje. Unë bëj gjërat që besoj se duhen bërë. Dhe kur e mbledh mendjen për të bërë një gjë, unë veproj’. Bibla thotë: ‘Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë’ (Psalm 37:3 NKJV).

Së treti, mëso nga dështimet e tua dhe vazhdo të ecësh përpara. Lajmi i mirë për nismëtarët është që ata bëjnë që gjërat të ndodhin. Lajmi i keq është, se ata bëjnë shumë gabime përgjatë rrugës. Sa më i madh potenciali yt, aq më e madhe mundësia për të dështuar. Senatori Robert Kennedy tha: ‘Vetëm ata që guxojnë të dështojnë shumë mund të arrijnë shumë’. A je vazhdimisht duke kërkuar për mundësi apo pret që ajo të vijë tek ti? A je i gatshëm që të lutesh dhe të  hedhësh një hap besimi apo analizon çdo gjë pafundësisht? Si drejtues i mëparshëm i Chrysler, Lee Iacocca tha: ‘Madje edhe vendimi i saktë është i gabuar kur merret shumë vonë’.

Kur ka qenë hera e fundit që ti ke nisur të bësh diçka me rëndësi në jetën tënde? Nëse nuk e ke lëvizur veten jashtë prej zonës tënde të rehatisë kohët e fundit, ty do të të duhet të fillosh me nismën tënde. Bibla thotë: ‘Ai është ndihma dhe mburoja [jote]’ (Psalmi 115:11 NKJV). Kjo do të thotë se Perëndia do të të ndihmojë që të kesh sukses. Dhe kur të dështosh, Ai do të të mbrojë dhe ridrejtojë.