Emocionet e tua kanë vlerë për Perëndinë (2)
2. dhjetor e martë
“Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat …” Efesianëve 4:31
Njësoj si Jezusi, ne jemi krijuar në imazhin e një Perëndie që i shpreh emocionet. As Ati dhe as Biri nuk kishin frikë ose turp të ndjenin thellësisht, ndaj as ne nuk duhet të kemi. Në Shkrim, zemra e Perëndisë dhimbte për bijtë e Tij të pabindur (Shiko Osea 11:8-9). Jezusi qau haptazi tek varri i mikut të tij të shtrenjtë, Llazarit (Shiko Gjoni 11:35). Ai shprehu zemërim të drejtë ndaj huadhënësve të fajdeve që mashtronin adhuruesit në tempull (Shiko Luka 19:45-46). Dhe kur vjen puna tek ndjenjat tona, ne nuk jemi as pengje të pafuqishëm, as të arratisur të frikësuar. Perëndia do që ne t’i zotërojmë ata, të kuptojmë mesazhin e tyre dhe të kërkojmë këshillën e Tij në përfshirjen e tyre për lavdinë e Tij dhe dobinë e të tjerëve.
Psalmisti shpesh u dha zë emocioneve të tij përpara Perëndisë. Tek Psalmi 22:1, ai thirri: “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?”. Mendo se si mund të jetë ndjerë ai që u detyrua të thoshte këto fjalë: frikë e madhe, panik, pështjellim, zhgënjim dhe tradhëti. Por vër re se çfarë bëri ai me emocionet e tij. Ai i çoi ato tek Perëndia, iu drejtua Atij personalisht dhe kërkoi për ndihmën e Tij: “Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë” (v. 11). Përqasja e Davidit ishte e guximshme dhe ai e gjeti ndihmën që kishte nevojë: “Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur” (v. 24). Kur ja paraqet ndjenjat e tua Perëndisë, ti do të zbulosh se “ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë” (v. 26).

