Kthehu pas dhe bëji gjërat drejt
13. Janar E Enjte

‘Por do t’i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë’ Psalmi 78:4 NIV

Një trashëgimi, e mirë ose e keqe, është diçka që dorëzohet nga një person tek një tjetër. Unë shpresoj, se me kalimin e kohës, Perëndia do i ketë shëruar lëndimet e tua dhe ti do të kesh ecur përpara, por çfarë po lë ti nga pas? Fjalët e ashpra që ke folur mund të kenë qenë bazuar në atë që po ndodhte në jetën tënde në atë kohë, por tani ti i sheh gjërat më qartë. Është e mrekullueshme kur ti kalon nga të pasurit inat njerëzit tek të falurit e tyre – por a ke lënë pas plagë të pashëruara?

Jakobi shkruan: ‘Çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim, sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë’ (Jakobi 1:19-20 NLT). Fjalët e tua mund të bëjnë dëm që zgjat dhe kjo duhet të të shqetësojë. Pali shkruan: ‘Duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t’ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz’ (Hebrenjve 12:15 NIV). A ke mbjellë fara që kanë sjellë rritjen e rrënjës së hidhërimit në zemrën e dikujt? Nëse është e mundur, duhet të marrësh hapa duke kërkuar falje dhe duke u përpjekur që t’i ndreqësh gjërat me ata që ke lënë të zemëruar për  një situatë ndaj të cilës ti tani ndjehesh ndryshe. Është përulëse, por ti duhet ta bësh atë, sepse nuk do të ndjehesh mirë ndaj Perëndisë derisa të jesh mirë me ata që Ai do.

Jezusi tha: ‘Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje...shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde’ (Mateu 5:23-24 NIV). Dr. Dale Turner shkruan: ‘Është forma më e lartë e vetë-respektit të pranojmë gabimet tona dhe t’i korrigjojmë ato...Një gabim është vetëm një gabim në gjykim, por të qëndrosh në të pasi e zbulon atë, tregon dobësi të karakterit’.