Tregohu i mençur – mos thuaj gjë!
14. Janar E Premte

‘Por ai që i frenon buzët e tij është i urtë’ Fjalët e Urta 10:19 NIV

Tregohet historia për një gjysh të pasur, i cili shkoi tek doktori i tij për të vendosur një aparat dëgjimi. Aparati jo vetëm që do e lejonte atë që të dëgjonte përsosmërisht, por ai ishte i fshehur në mënyrë që askush të mos e shikonte. Kur ai shkoi për një vizitë pasuese, doktori i tha: ‘Familja jote duhet të jetë e lumtur për faktin që ti tani dëgjon’. Gjyshi iu përgjigj: ‘Epo, nuk u kam thënë ende për aparatin e dëgjimit. Unë ulem përreth tyre dhe dëgjoj bisedat e tyre – dhe e kam ndryshuar testamentin tim tre herë deri tani’.

Bibla thotë: ‘Por ai që i frenon buzët e tij është i urtë’. Dhe ky nuk është vetëm një ligj i të folurit, por është edhe një ligj i shkencës. Mundësia për të futur ushqim në gojën tënde rritet jashtëzakonisht sa më shumë herë që ti e hap atë. Për ta thënë ndryshe, potenciali për të thënë gjënë e gabuar rritet në mënyrë proporcionale me sasinë e fjalëve që thua. Shkruesi i Fjalëve të Urta thotë: ‘A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai’ (Fjalët e Urta 29:20 NIV).

Një burrë hyri në një dyqan kafshësh një ditë, ku një papagall po qëndronte mbi një degë. Burri e pa zogun dhe me një ton kryelartë pyeti: Hej, budalla, a mund të flasësh?’. Për habinë e tij, papagalli iu përgjigj: ‘Po budalla, po ti a di të fluturosh?’. Përse Perëndia flet kaq shumë për ofendimet e të folurit? Sepse kur ti mëkaton me gjuhën tënde, ti ofendon Atë, ndikon të tjerët dhe lëndon veten tënde.