Praktiko besimin të mbështetur tek Perëndia dhe jo besimin të mbështetur tek vetja
9. qershor e martë

“Jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua” 1 Korintasve 15:10

Krenaria nxit mbështetjen tek vetja. Ajo na thotë se ne mund t’i bëjmë gjërat vetë. Në përpjekjen tonë për të ecur me vetëbesim, ne ia përplasnim derën Perëndisë në fytyrë dhe e përjashtojmë veprën e Frymës së Shenjtë, Ndihmësit tonë. Pali ishte i arsimuar, i kulturuar dhe i përkushtuar, megjithatë ai e shpalli me përulësi: “Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë. Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua” (vargjet 9–10). 

Sado aftësi të kesh, pa Perëndinë ato do të të çojnë vetëm deri në një pikë të caktuar. Jezusi tha: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5). Prandaj, burimi i besimit tonë duhet të jetë Perëndia dhe jo vetvetja. Kur planet e atyre që ecin me besim në Perëndinë shkojnë keq, ata janë mjaft të mençur që t’ia nënshtrojnë dëshirat e tyre vullnetit sovran të Perëndisë. Ata ia kujtojnë shpejt vetes: “Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar” (Fjalët e Urta 19:21). Ata janë të bindur se Perëndia ka një qëllim më të lartë për jetën e tyre dhe se asnjë njeri nuk mund ta pengojë atë. Prandaj, praktiko besimin të mbështetur tek Perëndia dhe jo besimin të mbështetur tek vetja