Jezusi është në këndin tënd (2)
29. gusht e shtunë
“Krishti … hyri në një shenjtërore … për të dalë tani përpara Perëndisë për ne” Hebrenjve 9:24
Duke u rritur, shumë prej nesh nuk kishin asnjë ide se çfarë bënin prindërit tanë dyzet orë në javë. Mund të dinim se ku punonin, por nuk ishim plotësisht të sigurt se çfarë bënin realisht. Në të njëjtën mënyrë, shumica prej nesh nuk e dinë vërtet se çfarë bën Jezusi gjatë gjithë ditës. Dhe mungesa jonë e sigurisë së shenjtë buron pikërisht nga ky fakt. Pra, çfarë bën Jezusi gjithë ditën, çdo ditë? Ai po mbron çështjen tënde, po ndërmjetëson për kauzën tënde. E vetmja gjë që duhet të bësh është të “thërrasësh gjakun”. Kjo shprehje ka dalë nga përdorimi në disa rrethe, pjesërisht për shkak të keqpërdorimit të saj. Le të shohim nëse mund ta ringjallim.
“Të thërrasësh gjakun” nuk është ndonjë bestytni. Dhe nuk është një “abrakadabra”; është një vetëdije për autoritetin tënd në Krishtin. Është të kuptosh se falja jote është paguar tashmë me çmim gjaku. Është të pranosh faktin se ne e mposhtim Satanin me anë të gjakut të Qengjit (shih Zbulesa 12:11). Krishti është në këndin tënd, që do të thotë se ti ke mbështetjen e plotë të Mbretit dhe të mbretërisë së Tij. Bekimin e Tij të plotë – autoritetin e Tij të plotë! Satani do të donte të të bënte të dyshoje për këtë. Kujto çfarë i tha ai Evës në Kopshtin e Edenit: “A ka thënë vërtet Perëndia…?” (Zanafilla 3:1). Përkthimi? “Perëndia po të fsheh diçka!” Nëse Satani arrin të të bëjë të dyshosh në mirësinë e Perëndisë, ai fiton dhe ti humb. A është e mundur që, për shkak se ti po i mban diçka Perëndisë, mendon se edhe Perëndia po të mban diçka ty? Jepu plotësisht Perëndisë! Nëse nuk i mban gjë Atij, Ai me siguri nuk do të të mbajë gjë ty.

