Të duhet një sistem mbështetjeje
22. Qershor E Mërkurë

“Mbani barrët e njëri-tjetrit” Galatasve 6:2 NLT

Perëndia i krijoi trupat tanë fizikë me sisteme të brendshme, të cilët mbështesin njëri tjetrin. Dhe është e njëjta gjë me marrëdhëniet tona. Çdokush ka nevojë për një sistem mbështetjeje. Ndonjëherë kur të tjerët na zhgënjejnë, ne themi: “Që tani e tutje do të jetë vetëm Zoti dhe unë!”. Ky është një gabim i madh! Janë pikërisht to dele që ikin nga tufa të cilat hahen nga ujqërit. Satani do të të izolojë në mënyrë që të të shkatërrojë. “Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t'i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt” (Predikuesi 4:12  NLT).

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë mbështetje dhe përkujdesje jetojnë më gjatë, shërohen nga sëmundjet më shpejtë dhe jeta për ta ka më shumë kuptim. Mbështetja na jep një ndjenjë lidhjeje dhe pranimi, të cilat janë nevoja thelbësore për njeriun. Ai siguron një zonë ku mund të jesh i prekshëm; një vend ku mund të ndjehesh i sigurt të thuash “Nuk e di” ose “A mund të më ndihmosh” ose “Dua një përqafim”. Kjo është mbështetja – mënyra e Perëndisë. Dhe nëse nuk mund ta gjesh në familjen tënde, drejtohu tek familja e Perëndisë.

Dhe një mendim tjetër: mos harro të shprehësh mirënjohjen tënde tek ata që të mbështesin. Shprehjet e mirënjohjes thonë më shumë se thjesht: “Jam mirënjohës për ndihmën tënde”. Mbështetja nuk është një rrugë me një korsi: “Mbani barrët e njëri-tjetrit”. Mos u fut aq thellë në problemet e tua sa të harrosh që dhe të tjerët kanë probleme. Merr një farë kohe për tu interesuar mbi shqetësimet e tyre. Askush nuk e ka qejf një marrës. Është mbështetja e marrë dhe e dhënë e përbashkët me të cilën ne rritemi dhe përmbushim potencialin tonë të dhënë nga Zoti në jetë.