Refuzo të jetosh në frikë (4)
30. Maj E Martë

‘Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?’ Romakëve 8:31 NKJV

Që ta mposhtësh frikën ti duhet të besosh se Perëndia është me ty. Ky është çelësi për aftësinë tënde për t’ju bindur asaj që Ai të thotë të bësh. Ndërsa je i sigurt se Ai është me ty, frika jote do të pakësohet. Kur Davidi doli vullnetar për të vrarë Goliathin, mbreti Saul i tha atij: ‘Ti nuk mund të shkosh të luftosh kundër këtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndërsa ai është një luftëtar qysh në të ritë e tij’ (1 Samuelit 17:33 NKJV). Davidi iu përgjigj: ‘Zoti…do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij filisteu’ (v. 37 NKJV).

Ti nuk je në këtë betejë vetëm; Zoti është me ty. Kur ti je i bindur për këtë, frika jote do të zvogëlohet. Ti mund të mos e dish gjithmonë atë që Perëndia do të bëjë, por ti mund të qetësohesh në të diturit se Ai do të bëjë atë që duhet bërë në kohën e duhur. Kur ti mendon për të ardhmen dhe të gjitha gjërat janë të panjohura për ty, është e lehtë që të kesh frikë. Por ti mund ta shikosh në dy mënyra. Ti ose mund të jesh pesimist dhe plot frikë ose ti mund t’i thuash vetes: ‘Beteja është e Zotit dhe Ai nuk ka humbur kurrë një betejë!’. Ti mund të mos e dish gjithnjë se çfarë mund të bësh në një situatë të tensionuar, por Perëndia e di. Ai di çdo gjë përpara se të ndodhë dhe Ai e ka planifikuar çlirimin tënd që më përpara. Vetëm hidhi hapat njëri pas tjetrit me sigurinë se Ai po të udhëheq. Ti nuk ke pse ta shohësh Perëndinë apo ta ndjesh Atë në mënyrë që të besosh se Ai është me ty. Besimi është një çështje zemre në vend të ndjesive natyrore.

Perëndia është me ty! Besoje këtë dhe refuzo të jetosh në frikë!