Mënyra për të zhvilluar qëndrueshmëri
19. Gusht E Premte

“I drejti bie shtatë herë dhe ngrihet” Fjalët e urta 24:16 NIV

Si çdo aftësi, qëndrueshmëria mendore, emocionale dhe shpirtërore mund të mësohet. Ja se si:
1) Konsideroji pengesat e tua si portën drejt diçkaje më të madhe.
2) Kujto që njerëzit e suksesshëm jo vetëm që përballen me fatëkeqësinë, por ata e përqafojnë atë.
3) Mos u merr me kritikat dhe përqëndrohu në të bërit më të mirën tënde.
4) Zgjohu çdo ditë duke mbajtur mend se lutja dhe mirënjohja krijojnë një mjedis pjellor për besimin.
5) Rrit sasinë e të folurit me besim kur je i frikësuar.
6) Mëso nga dështimi dhe kujto sa herë ke fituar.
7) Përfytyroje fitoren para se të shkosh në betejë.
8) Mos prano që të qëndrosh tek e shkuara ose të shqetësohesh për të ardhmen; e sotmja është vendi ku ke më shumë ndikim.
9) Gjej një zgjidhje në vend që të ankohesh.
10) Zëvendëso dyshimin tek vetja me të folurën me besim.
11) Kur gjërat duken të pashpresa, kujto që “gjithçka është e mundur për Perëndinë" (Marku 10:27 KJV).
12) Kur ndjehesh i vetmuar, mendo për të gjithë ata që të kanë ndihmuar, të cilët të duan e të mbështesin.
13) Lutu për udhëzim kur nuk ia del dot më (shiko Jakobi 1:5).
14) Pusho kur je i lodhur, por mos u dorëzo. Përfundo me fuqi çdo gjë që bën.
15) Kujto se mund të bësh “gjithçka me anë të Krishtit” kur mendon se nuk mundesh (Filipianëve 4:13 KJV).
16) Njih atë që nuk mund ta kontrollosh, përqëndrohu tek ajo që mund ta kontrollosh dhe lërja pjesën tjetër Zotit.
17) Ushtrohu fizikisht nëse mundesh, për t’i dhënë vetes një ndjenjë kontrolli dhe për të përmirësuar humorin tënd.
18) Qesh për të hequr stresin, për të forcuar sistemin tënd imunitar dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
19) Ji mirënjohës. Kërkimet tregojnë se njerëzit që kanë dërguar letra ose emaile falenderimi drejt dikujt që i ka ndihmuar, kanë patur humor më të mirë për një muaj të tërë.