Rrëfimi i besimit tim të përditshëm (2)
21. Shtator E Enjte

‘Bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona.’

Kur flet fjalë të besimit mbi jetën tënde bazuar në Ungjillin, Jezusi të mësoi se do të 'kesh atë që  thua' (shihni Marku 11:23). Davidi i referohet bekimeve të Perëndisë si 'benefite' dhe thotë se Perëndia 'na ngarkon me benefite çdo ditë'. Vër re fjalën 'ngarkon'. Këtu nuk po flasim për kapacitetin e një filxhani, por për një kamion! Perëndia po pret, dëshiron dhe do të bëjë këto gjëra për ty.

Prandaj psalmisti shkruan: ‘Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua, shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri; ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja. Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve. Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur. Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve’ (Psalmi 103:2-6, 8, 10-14, 17 NKJV).

Kupto këtë: Ti aktivizon fuqinë e Fjalës së Perëndisë kur e pohon atë mbi jetën tënde.