Bibla dhe investimet e tua (3)
                    31. tetor e premte
                 
            
        “Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh” Fjalët e Urta 15:6
Në mënyrë që ta mposhtësh frikën tënde ndaj investimit, duhet të bësh këto tre gjëra: 1) Bëhu i ditur. Para se të fillosh të investosh, duhet të mësosh gjuhën dhe nuancat e tregut të stoqeve, tregut të shtëpive, fondeve të përbashkëta dhe transaksioneve të tjera. Ka shumë informacion në internet. Po, llogaria jote e kursimit, çertifikatat e depozitimit dhe llogaritë e tregut të parave janë mënyra të mira për të mbrojtur paratë e tua ndërsa fiton një sasi të vogël interesi. Por, nëse do të kesh përfitime më të mëdha, duhet të rrezikosh. Dhe sa më i madh rreziku, aq më I madh përfitimi.
2) Këshillohu. “Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh” (vargu 22). Një këshilltar i mirë financiar do të ndihmojë planin tënd duke u bazuar tek mosha jote, toleranca ndaj rrezikut dhe objektivave të investimit. Fol me miqtë dhe të afërmit të cilët kanë bërë investime; mëso nga përvojat e tyre. Dhe sigurohu që të marrësh udhëzimin e Frymës së Shenjtë. Ai quhet “këshilltar” sepse Ai mund të të drejtojë në çdo fushë të jetës tënde (shiko Gjoni 14:26).
3) Futju punës. Koha është para. Mund të përfundosh trokë duke kursyer për gjëra të mëdha si tarifat universitare të fëmijëve të tu ose daljen tënde në pension nëse nuk përfiton nga shpërblimet e larta të ofruara nga tregu i stoqeve dhe investimet e tjera në një periudhë afatgjatë. Dhe sigurohu të qëndrosh në Fjalën e Perëndisë dhe t’i besosh Atij: “Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri” (Ligji i Përtërirë 8:18). Për sa kohë që motivi yt është të bësh vullnetin e Perëndisë dhe të bekosh të tjerët, mund të lutesh që Perëndia të të bekojë me sukses dhe Ai do ta bëjë.

