Spiranca për shpirtin tënd (3)
16. shtator e hënë

‘Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m’u tha’ Veprat e Apostujve 27:25 NIV

Së treti, të mbështetur tek premtimet e Zotit. Spiranca e tretë që na jep besim në kohë krizash gjendet tek fjalët e Palit: ‘Unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikëtisht ashtu siç m’u tha’. Nëse ti je tradhëtuar nga një bashkëshort ose bashkëshorte e pabesë, atëherë ti ke humbur besimin në martesë. Nëse ti je viktimë e një krize hipoteke, ti mund të kesh humbur shtëpinë tënde dhe besimin tënd në industrinë financiare. Nëse ti ke votuar për dikë që ti besoje se kishte integritet vetëm për të zbuluar se ai ishte në xhepin e një grupi me interes të veçantë, atëherë ti mund të kesh humbur besimin që kishe tek qeveria. Por kurrë mos humb besimin në premtimet e Zotit! Dili ballë për ballë stuhisë sot dhe këndo fjalët e këtij himni të famshëm nga Russell Carter: ‘Duke qëndruar në premtimet që nuk mund të dështojnë, kur erërat uturitëse të dyshimit dhe frikës më sulmojnë, me anë të Fjalës së gjallë të Perëndisë, unë do të fitoj, duke qëndruar në premtimet e Perëndisë’.

Ti mund ta humasësh ngarkesën tënde, ti mund ta humbasësh anijen tënde, ti mund edhe të kalosh në ekstrem – por ti do të triumfosh për shkak të premtimeve që të ka bërë Perëndia. Siç thotë edhe shprehja e vjetër: ‘Zoti e ka thënë, unë e besoj dhe kjo e vulos!’. Nëse ti je në një krizë sot, këtu ke disa vargje tek të cilat mund të mbështetesh: ‘Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm’ (Ligji i Përtërirë 33:27). ‘Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh’ (Psalmet 18:35). ‘Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t'ju mbaj deri sa të thinjeni’ (Isaia 46:4).