Të gjesh terren të përbashkët (2)
3. dhjetor e diel

“E bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve” 1 Korintasve 9:19 MSG

Nëse je duke aplikuar për një punë, po përpiqesh të fitosh dikë për Krishtin, po këshillon dikë ose po korrigjon sjelljen e dikujt, për të qënë efikas duhet të kërkosh për terren të përbashkët. Le të shohim disa nga cilësitë që kjo kërkon. Disponueshmëria. Pali shkruan: “E kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz”. Vendosja e zonave me interesa të përbashkëta kërkon kohë. Kërkon gjithashtu mund. Është raportuar se sot një ekzekutiv tipik biznesi gjatë punës ka një hapësirë vëmendjeje prej gjashtë minutash. Kjo është patetike! Në gjashtë minuta zor se dikush mund të rrijë me këmbë në tokë, e jo më të vendoset një terren i përbashkët. Gjetja e zonave në të cilat bie dakord me tjetrin kërkon për ndjeshmëri dhe një gatishmëri për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë personi tjetër. 

Në librin e saj “Si Të Flasësh Që Njerëzit Të Dëgjojnë”, Sonya Hamlin raporton se shumica e njerëzve e kanë të vështirë këtë për shkak të “Faktorit Unë-i-Pari”. Ajo shkruan: “Dëgjimi kërkon të heqësh dorë nga gjërat e tua të preferuara njerëzore – përfshirjen në veten tonë dhe interesave tona. Është fokusi ynë kryesor, tërësisht njerëzor dhe vendi nga ku vjen motivimi ynë për të bërë çfarëdolloj gjëje. Me këtë si bazë, a mund ta shohësh se problemi krijohet kur ti kërkohesh që të dëgjosh dikë tjetër?”. Prandaj, cila është zgjidhja?

Së pari është e domosdoshme njohja dhe përgjigja e dy nga pyetjeve instinktive dhe të pafolura të dëgjuesit, të cilat janë: “Pse duhet të të dëgjoj ty? Çfarë fitoj unë nëse të lë të flasësh?”. Sa herë që të jesh i gatshëm të dëgjosh njerëzit dhe të zbulosh se çfarë ajo që ti ofron i përmbush nevojat e tyre, ti ke bërë gjysmën e rrugës drejt qëllimit tënd të të gjeturit terren të përbashkët.