Perëndia do të të provojë në gjëra të vogla
25. qershor e martë

“Ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra” Mateu 25:21 NKJV

Veprat e tua të vogla të mirësisë mund të mos vihen re nga njerëzit e tjerë, por Perëndia i shikon ato. Dhe ato mund të të shpërblejnë në mënyra, të cilat as nuk i ke ëndërruar. Merr rastin e Jozefit. I tradhëtuar nga vëllezërit e tij dhe i gënjyer nga gruaja e eprorit të tij, ai përfundon i dënuar me një burgim trembëdhjetë vjeçar. Nëse do të kishte patur ndonjë njeri me arsye të plotë për t’ju kthyer hidhur jetës dhe Perëndisë, ishte ai. Por në vend që t’i jepej keqardhjes për veten, ai u përqëndrua tek nevojat e të tjerëve. Jozefi kishte dy shokë burgu; një shërbëtor dhe një bukëpjekës, të cilët kishin punuar në pallatin e Faraonit, kishin rënë në mospëlqim dhe përfunduan në një qeli afër Jozefit. Vër re çfarë thotë Bibla: “Dhe të nesërmen në mëngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin të shqetësuar” (Zanafilla 40:6 NKJV). Përpara se Perëndia ta lejonte Jozefin të kujdesej për kombin e Egjiptit, Ai vëzhgoi kujdesin e tij për të burgosurit e tjerë. Si rezultat, kur njërit prej tyre iu kthye favori, ai i rekomandoi Jozefin Faraonit si dikush që ishte i aftë të përmbushte nevojën e tij.

Dhembshuria është e rëndësishme për Perëndinë. Kur shikon një nevojë, ti përpiqesh ta përmbushësh. Nëse ëndërron së bëri gjëra të mëdha, fillo duke bërë gjëra të vogla me një qëndrim të mirë. Ji gjithmonë në kohë! Përfundoje punën tënde herët! Mos u anko! Kur të jepet një punë, bëje dhe Perëndia do të të shpërblejë për të: “Dhe i zoti i tha: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd’” (Mateu 25:21, NKJV).