Mos ji ziliqar
10. tetor e enjte

‘Nuk do të dëshirosh … asgjë … që është e të afërmit tënd’ Eksodi 20:17

Zilia, në thelb, akuzon Perëndinë se është i padrejtë, i anshëm dhe i pavetëdijshëm në atë që është më e mira në jetët tona. Prandaj, ne duhet të përfshihemi në një fushatë të gjithanshme kundër zilisë kur ajo fillon të duket në jetën tonë. Këtu janë gjashtë mënyra për të bërë këtë: 1) Rrëfehu dhe pendohu për qëllimet e tua të papastra për shkak se dëshiron diçka më shumë se lavdia e Perëndisë. ‘Por në qoftë se në zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës’ (Jakobi 3:14). 2) Numëro bekimet e tua. Zilia i ka rrënjët në pakënaqësi. Shpesh herë ne jemi aq të mërzitur me pasurinë e të tjerëve saqë ne nuk mund të shohim bekimet dhe avantazhet tona. Dikush ka thënë më parë: ‘Zilia është zakoni i numërimit të bekimeve të dikujt tjetër në vend që të numërosh të tuat’.

3) Kupto çfarë është duke të të thënë zilia për të ndryshuar në jetën tënde në mënyrë që ti të arrish fatin tënd. Lutu: ‘Zot, më jep qetësinë për të pranuar gjërat që unë nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe diturinë për të dalluar ndryshimin midis tyre’. 4) Nëse është e realizueshme, kalo kohë me çdo person të cilin e ke zili dhe mëso më shumë për sekretet e tyre drejt suksesit. Gjatë procesit, ti mund të kuptosh se ata kanë një shumicë problemesh të cilat do të ta zvogëlojnë zilinë.

5) Kur dikush përmendet me vlerësim dhe admirim, në vend që të bësh një koment negativ për ta, përpiqu të flasësh lëvdata. 6) Refuzo të shohësh suksesin e një personi tjetër si dështimin tënd. Në vend që të mendosh se bekimet e tyre erdhën në kurrizin tënd, fillo të besosh se Zoti që i bekoi ata do të të bekojë edhe ty.

 

Mirënjohje

10 Tetor: Pegues, Deborah Smith, 30 Ditë Drejt Një Mirënjohje të Madhe (Eugene, OR: Harvest House, 2009), 71-72.