Prit në Praninë e Perëndisë
7. nëntor e enjte
“Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë” Psalmi 33:20
Vetja jonë e brendshme mund të stërvitet që të presë për Perëndinë edhe pse vetja jonë e jashtme është e stresuar dhe plot ankth për të marrë përgjigje. Kjo nuk është e thjeshtë për t’u bërë në shoqërinë tonë që rrjedh shpejt, ku disiplina shpirtërore e pritjes për Zotin shpesh mungon. Ne i duam të gjitha – tani. Por nëse jemi gjithmonë në nxitim, ne do të humbasim shoqërinë e ngushtë me Perëndinë që kërkon kohë për t’u zhvilluar. Ai do t’i flasë zemrave tona vetëm nëse ne jemi të duruar për të dëgjuar.
Pasi vrau profetët e Baalit, Elia mori një mësim të vlefshëm mbi pritjen për Perëndinë. Zoti i tha atij të qëndronte në një mal. Një erë e fortë fryu, e më pas një tërmet, më pas një zjarr, por Zoti nuk ishte tek asnjë nga këto. Bibla thotë: “Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël” (1 Mbretërve 19:12). Zoti foli me një zë të qetë dhe të butë pas erës, tërmetit dhe zjarrit. Nëse Elia do të kishte qënë i paduruar ai nuk do ta kishte dëgjuar zërin e Zotit. Davidi gjithashtu mësoi të priste për Perëndinë dhe për “të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:4).
Që ne të lutemi në mënyrë të efektshme, ne duhet të zgjedhim të presim me durim dhe të dëgjojmë për Fjalën e Tij. Të presësh dhe të dëgjosh e heq vëmendjen nga ne dhe e vë tek Ai, i cili është përgjigja për të gjitha nevojat tona. Ndodh shpesh që në heshtje fuqia e Perëndisë lëviz në mënyrë më madhështore. Prandaj, lejoje Frymën e Shenjtë të të mësojë si të presësh në praninë e Tij.
Mirënjohje
Meyer, Joyce, Më Pranë Perëndisë Cdo Ditë (Brentwood, TN: FaithWords, 2015), 182.