Të rrisësh fëmijë të mirë në një botë të trazuar (5)
15. maj e mërkurë

“Që të mos i lëshojë zemra” Kolosianëve 3:21, NIV

Fëmijët e hidhëruar përfundimisht bëhen të dekurajuar. Një fëmijë i dekurajuar ka më pak shpresë, më pak entuziazëm, nuk ka vendosmëri dhe drejtohet më lehtë larg rrugës së duhur.  Duke shkatërruar shpresën e një fëmije, ti po përkeqëson temperamentin e tij të dhënë nga Zoti. Fëmijët lindin me optimizëm, frymëzim, pritshmëri dhe mundësi. Pa shpresë, nuk ka asgjë që mund t’i frymëzojë ata. Mungesa e shpresës sjell depresion dhe errësirë në zemër dhe shpirt. Kur ti i hidhëron fëmijët për të cilët kujdesesh, ti po ua heq shpresën. Kur i demoralizon ata, i shkatërron vetëbesimin, duke i lënë të frikësuar, të pasigurt dhe të paaftë për t’u përballur me jetën.

Vetëbesimi është i nevojshëm për një imazh vetjak të shëndetshëm, për t’u simpatizuar me të tjerët, për të patur sukses në edukimin dhe karrierën e tyre. Një fëmijë i shkurajuar humbet sigurinë dhe bëhet një shpirt i thyer. Shpirti është qendra e qënies. Një shpirt i thyer bën një njeri të thyer. “Një frymë e dërrmuar i than kockat” (Fjalët e Urta 17:22, NLT), duke e lënë të gjymtuar përbrenda një fëmijë. Rrugët janë të mbushura me fëmijë të dërrmuar, fëmijë me shpirt të thyer, të cilëve i mungon vendosmëria për të bërë diçka në jetë, të vënë qëllime dhe t’i arrijnë. Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar” (Fjalët e Urta 29:18, KJV). Është vizioni yt që të jep fuqinë e brendshme për ta bërë diçka deri në arritjen e saj, pavarësisht pengesave me të cilat përballesh. Duhet një fëmijë i padëmtuar dhe që e merr veten shpejt për t’i kaluar pengesat e jetës.

Si mund ta ndihmosh? “Mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit” (Efesianëve 6:4, NIV). Duhet t’i çmosh ata, t’i mësosh Fjalën e Perëndisë edhe kur ata duken indiferentë, vepro sipas asaj që predikon, ji i qëndrueshëm me rregullat e tua, lëri ata të të shohin duke lexuar Fjalën e Perëndisë dhe duke u lutur rregullisht. Gjithmonë inkurajoi dhe kurrë, kurrë mos hiq dorë prej tyre!