Intimitet, varësi dhe bindje (2)
13. shkurt e enjte
“Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri” Gjoni 5:19
Gjëja e dytë që e përkufizon marrëdhënien e Jezusit me Atin e Tij është kjo: varësia. Corrie ten Boom thoshte: “Unë jam vetëm dorashka, Jezusi është dora që e vesh atë dhe punon përmes saj”. Ky është një përfytyrim i marrëdhënies së Krishtit me Atin e Tij qiellor dhe është një shembull për marrëdhënien që ti mund të kesh me Perëndinë. Në Bibël do të dallosh dy gjëra shumë të rëndësishme për Jezusin: (1) Ai kurrë nuk kishte frikë se mund të binte, ndryshe nga ne. Pse? Sepse Ai lutej rregullisht dhe merrte udhëzime nga Ati i Tij. Duke ditur se Ai po vepronte sipas fjalës së Atit dhe sipas vullnetit të Atit, Ai nuk dyshoi kurrë. Deri sa të kesh dëgjuar nga Perëndia, do të mbetesh me pikëpyetje. Por pasi të kesh dëgjuar nga Perëndia, do të bëhesh me pikëçuditëse.
(2) Jezusi nuk vepronte asnjëherë jashtë asaj që Ati i Tij i thoshte të bënte dhe Ai asnjëherë nuk u përpoq të bënte një gjë të tillë. Ne, nga ana tjetër, themi se i besojmë Perëndisë, por sillemi sikur çdo gjë varet nga ne. Dhe rezultati? Ne biem me fytyrë përtokë dhe vazhdojmë të pyesim pse. Çdo veprim i Perëndisë në jetën tënde bëhet me qëllimin për të rritur, jo për të zvogëluar, varësinë tënde ndaj Tij. Një njeri i mençur ka thënë: “Nuk ke për ta kuptuar se Krishti është gjithçka që ke nevojë deri sa Krishti të jetë e vetmja gjë që ke”. Për të të sjellë në varësi të plotë ndaj Tij, Perëndia do ta lejojë egon tënde të shkatërrohet dhe vetëmjaftueshmërinë tënde të merret me zor. Në atë pikë ke për të bërë një zbulim jetëndryshues: Kur nuk të ka mbetur asgjë përveç Perëndisë – Perëndia të mjafton!