Arsyeja pse po provohesh
24. qershor e hënë

“Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi” Psalmi 66:10 NIV

A ke provuar ta bësh diçka saktë, e megjithatë të ka shkuar keq? Kur Jozefi e nderoi Perëndinë duke i thënë ‘jo’ gruas së Potifarit, ai përfundoi në burg. Ndërsa ishte atje, i tha një të burgosuri tjetër: “Sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe këtu s’kam bërë gjë për t’u futur në këtë burg të nëndheshëm” (Zanafilla 40:15, NLT). Nëse ndjehesh kështu sot, Perëndia nuk të ka kthyer kurrizin. Plani i tij për jetën tënde nuk ka dalë nga shinat. “Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, deri sa të mos ketë plotësuar, deri sa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij” (Jeremia 30:24, AMPC).

Ti mund të jesh i hutuar, por Perëndia jo. Ai po përdor çdo moment të kësaj stine dhe çdo element të kësaj përvoje që të të përgatisë. “I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri. Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë” (Psalmi 105:18-19, NLT). A e mban mend se si ndjeheshe për provimet që bëje në shkollë? Në atë kohë dukeshin si persekutim, por duke parë pas, ti kupton se ato ishin përgatitje. Ato zbulonin atë që kishe mësuar. Ato të kualifikonin që të kaloje në një klasë më të lartë. Ato të ndihmuan të kuptoje më mirë forcat dhe dobësitë e tua.

Psalmisti shkroi: “Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi. Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona. Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët” (Psalmi 66:10-12, NIV). Perëndia do të përdorë njerëzit, dhimbjen dhe problemet për të të provuar. Pse? Që në atë mënyrë Ai të të çojë në një “vend të freskët”.