Nëse je një drejtues, lexoje këtë!
19. maj e hënë

“Në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin. Mos u tregoni të përtuar në zell” Romakëve 12:10-11

Një ekspert udhëheqësie thotë: “Shumica e udhëheqësve përqëndrohen në dy gjëra: vizioni dhe rezultati. Vizioni është ai që zakonisht na ngazëllen më shumë dhe kujdesi për rezultatin na mban në punë. Por midis vizionit dhe rezultatit gjenden të gjithë njerëzit në organizatën tënde … nëse ti i injoron njerëzit dhe i kushton vëmendje vetëm këtyre dy gjërave, ti do t’i humbasësh njerëzit dhe vizionin (dhe me shumë mundësi edhe rezultatin). Por nëse përqëndrohesh tek njerëzit, ti ke potencialin që t’i fitosh njerëzit, vizionin dhe rezultatin”. Është interesant fakti që Bibla i vendos këto dy gjëra së bashku: “Nderojeni njëri-tjetrin … mos t’ju mungojë kurrë zelli [të punuarit fort]”.  

Kur konsulenti i biznesit, Jim Collins, studio kompanitë e mëdha, ai zbuloi “udhëheqësit e nivelit të pestë”. Ai thotë se këta udhëheqës refuzojnë që të marrin meritat për arritjet e organizatës së tyre. Në vend të kësaj, ata i japin përulësisht meritat punonjësve të tyre. Udhëheqës të shumtë thonë se ata i vlerësojnë njerëzit dhe klientët e tyre. Kjo është diçka e zakonshme për t’u thënë dhe kushdo mund ta thotë. Por nëse do të zbulosh nëse kjo është me të vërtetë një vlerë që organizata jote e ka, atëherë bisedo me njerëzit që e njohin mirë organizatën tënde, por nuk janë të punësuar prej teje. Çfarë do të thonë ata? Përgjigjet e tyre do të të tregojnë pamjen më të saktë të mundshme.

Meqënëse ti e njeh zemrën tënde më mire se kushdo tjetër, gjithçka fillon me ty. Pyete veten: “A kam një vlerësim të lartë për njerëzit?”. Nëse po, kjo do të duket tek mënyra se si i trajton ata. Nëse i trajton siç duhet, Perëndia do t’i bekojë përpjekjet e tua. Dhe Bibla thotë: “Bekimi i Zotit pasuron” (Fjalët e Urta 10:22).