A je i varur nga pornografia?
16. maj e enjte

“Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?” Jobi 31:1, NIV

Ka disa dyer të caktuara në jetë, të cilat pasi hapen janë të vështira për t’u mbyllur – pornografia është një prej tyre. Dhe si çdo i varur prej saj, sapo të jesh përfshirë, do të nevojiten doza në rritje për ta kënaqur veten deri sa të përfundosh i shastisur dhe i turpëruar nga thellësitë në të cilat e ke zhytur veten. Dhe duke folur statistikisht, problemi është po njësoj në kishë ashtu si në shoqëri. Jezusi na mësoi të lutemi: “Shpëtona nga i ligu”, dhe disa prej këtyre ligësive na sillet në shtëpitë tona përmes televizionit dhe internetit.

Prindër, mbrojini fëmijët tuaj nga gjëra të cilat mund t’ia turbullojnë mendjet dhe të shkatërrojnë mundësitë që ata të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Dhe nëse je i varur nga pornografia, bëj këtë lutje: “Më pastro nga mëkati im” (Psalmi 51:2, KJV). Më ndihmo të ndaloj së vendosuri veten në turp dhe dështim nga gjërat të cilat e hap veten (shiko Romakëve 13:14). Unë pendohem dhe kërkoj për shëptimin tënd tani. Më zbulo nevojat emocionale që po përpiqem të mbush dhe më jep kurajo, fuqi dhe urtësi për t’u përballur me to në një mënyrë që të nderon ty. Dua të ndjek shembullin e Jobit, sepse ai bëri një besëlidhje me sytë e tij që të mos shikojë, të mos kërkojë, e të mos ketë epsh për gjërat e liga. Nuk mund ta bëj me fuqinë time. Më mbush me Frymën tënde. Më jep dikë që mund t’i besoj, që të jetë i ndershëm me mua – dikë që do ta ndajë barrën e vet me mua në lutje dhe të besojë për çlirimin tim. Më jep një dëshirë për ty që do ta tejkalojë dhe shkatërrojë çdo mendim epshi. Në emrin e Jezusit unë lutem. Amen”.